Qepallat janë pjesë e një unaze me muskuj që i rrethon sytë
Ky muskul mundëson që t’i hapni dhe t’i mbyllni sytë.
Sidoqoftë, varja e qepallave shkaktohet për shkaqe të ndryshme, si plakja, trashëgimia, stili jo i shëndetshëm i jetës etj.
Pesha e qepallës së varur mund t’i lodhë muskujt e syrit dhe të shkaktoj lodhjen, gjë që e bën më të vështirë vënien e grimit.
Veç kësaj, lajneri nuk është i dukshëm nën lëkurën e tepërt.
Sidoqoftë, ekziston një metodë natyrale për të shëruar këtë dukuri dhe nuk mund të besoni se sa e thjesht është, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– Një vezë (do t’ju duhet vetëm e bardha e vesë)
– Një shtupë pambuku
Procedura:
– Pastroni sytë mirë nga grimi dhe thajeni fytyrën.
– Thyeni një vezë dhe hiqeni pjesën e verdhë sepse do t’ju duhet vetëm e bardha e vesë.
– Mbani sytë mbyllur dhe shtupën e pambukut e futni në të bardhën e vesë.
– Me shtupë pambuku e prekni zonën e qepallave.
– Mbani sytë mbyllur dhe pritni derisa të thahet e bardha e vesë!
Nëse nuk funksionon herën e parë, atëherë provoni prapë.
Këtë procedurë mund ta provoni disa herë, dhe aq ma shpesh që e përdorni aq më të shpejta do të jeni rezultatet.