Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Punëtorët teknikë të Kuvendit, nga shtatori në grevë – kërkojnë pagë 450 euro

Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës do të hyjnë në grevë që nga java e parë e shtatorit.

Vendimi është marrë sot, ndërsa kjo është bërë e ditur nga kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Sipas tij, punëtorët teknikë të Kuvendit kanë deklaruar se nga shtatori nuk do të punojnë fare, deri në rritjen e pagës në 450 euro.

“Ju njoftojmë se sot në takim me udhëheqjen e shoqatës sindikale të punëtorëve teknikë që kryejnë shërbime në objektin e Kuvendit të Kosovës u mor vendim, se nga java e parë e shtatorit këta punëtorë do të hidhen në grevë për shkak të pagave të tyre të ulëta. Deri te kjo datë u shty për shkak të pushimeve vjetore të punëtorëve, dhe nga fillimi i shtatorit punëtorët deklarohen se më nuk do të punojnë fare, deri në rritjen e pagës në 450 euro”, thuhet në njoftim.

Ky njoftim i është dërguar edhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, sekretarit të Kuvendit Arben Loshi, drejtorit të Administratës së Kuvendit Emrush Haxhiu dhe kompanisë së kontraktuar për mirëmbajtjen e Kuvendit. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë