Pulmologu i njohur në QKUK, dr. Flamur Marku, ka uruar të gjithë qytetarët myslimanë për festën e Bajramit.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Marku bën thirrje të festohet me kujdes, në mënyrë që ta ruajmë shëndetin tonë dhe të të tjerëve.
“Të gjithë besimtarëve Urime festa e Bajramit.
Festoni me kujdes, duke shpresuar që të keni shëndet e të festoni prapë.
Ne edhe sot, në këtë ditë feste jemi në vendin ku çdo ditë e çdo sekondë është moment shprese e lutje për mbijetesë”, shkroi ai në Facebook.
Marku është edhe sot i angazhuar me pacientë që vijnë në Klinikën e Pulmologjisë. Ai sot është kujdestar për 24 orë në këtë klinikë.