Përbërësit
- 5 banane, të prera
- 28 biskota me vanilje apo biskota te rregullta
- ½ kupë arra, të grimcuara
- 3 vezë
- 1 të kuq të vezës
- 765 gramë qumësht kokosi me yndyrë (ose hoplla)
- ¼ kupë mjaltë
- 1 fasule vanilje
- 2 lugë niseshte
- 1 lugë çaji kanellë
- ¼ lugë çaji kripë deti
- ¼ kupë shurup panje (ose mjalte)
- Shllaku i ëmbëlsirës:
- 2-3 kupë kremë të ftohur të kokosit
- 1 lugë shurup panje të klasës A (ose mjalte)
Udhëzimet
- Në një tigan me madhësi mesatare, përzijini qumështin dhe fasulen e vaniljes në tigan. Ngrohni qumështin deri kur është duke u zier dhe pastaj kthejeni përsëri në nxehtësi të ulët.
- Në një pjatë tjetër, përziejini vezët, niseshten, kanellën, ¼ kupë shurup panje (ose mjalte) dhe kripë deti derisa të kombinohen mirë.
- Përziejeni miksturën e vezëve duke e derdhur ngadalë qumështin e ngrohur në një pjatë dhe duke e përzier vazhdimisht.
- Kur të kombinohet mirë, hidheni këtë përzierje përsëri në tigan në nxehtësi mesatare.
- Përzijeni mirë deri sa të marr dendësinë si të krem karamelit.
- Largojeni nga nxehtësia dhe lëreni të ftohet para se ta vendosni në frigorifer të ftohet komplet, për rreth 1 orë.
- Përderisa pudingu është duke u ftohur, vendosni hopplan në një pjatë me madhësi mesatare. Nese keni perdorur krem kokosi, sigurohuni që ta lini ujin e kokosit në kanaqe.
- Me mikser të dorës, përzijeni kremin derisa të hollohet dhe të bëhet i butë.
- Shtoni një lugë shurup panje apo mjalte përderisa jeni duke përzier kremin. Vendoseni mënjanë.
- Në një pjatë servuese të zgjedhur sipas dëshirës, vendosni përbërësit në këtë rrathë: Pudingu, biskoat, bananet dhe shllakun. Përsëritni këta hapa derisa të harxhoni të gjithë përbërësit dhe shllaku të jetë përbërësi i fundit.
- Vendosni në majë arra të grimcuara dhe banane të prera, nëse ka të mbetura. Servojini.
- Mund të ruhet në frigorifer në një enë hermetike për 2-3 ditë.
Si të përgatisimin këtë recetë për puding me banane
Kjo recetë e pudingut me banane nuk është fare e vështirë për tu përgaditur. Në fillim do të përgaditni pudingun duke përzier qumështin, fasulen e vaniljes, vezët, niseshten, kanellën, shurupin e panjes (apo mjalten) dhe pak kripë deti derisa të kombinohen mirë.
Përzijeni mirë deri sa të marrë dendësinë si të krem karamelit. Përderisa pudingu është duke u ftohur (për rreth 1 orë), do të përgatisni shllakun e pasur dhe të butë. Në maje hidhni ca arra, dhe kështu i keni përgaditur vetës një ëmbëlsirë jashtëzakonisht të shijshme dhe të këndshme, perfekte për festa dhe bashkime të ndryshme. Le të fillojmë:
- Shtoni një lugë shurup panje(ose mjalte) përderisa jeni duke përzier kremin. Vendoseni mënjanë.
- Në një tigan me madhësi mesatare, përzijini qumështin dhe fasulen e vanillës me fara në tigan. Ngrohni qumështin deri kur është duke u zier dhe pastaj kthejeni përsëri në nxehtësi të ulët.
- Në një pjatë tjetër, përzijini vezët, niseshten, kanellën, ¼ kupë shurup panje/mjalte dhe kripë deti derisa të kombinohen mirë.
- Përziejeni përzierjen e vezëve duke e derdhur ngadalë qumështin e ngrohur në një pjatë duke e përzier vazhdimisht.
- Kur të kombinohet mirë, hidheni këtë përzierje përsëri në tigan në nxehtësi mesatare.
- Përzijeni mirë deri sa të marrë dendësinë si të krem karamelit.
- Largojeni nga nxehtësia dhe lëreni të ftohet para se ta vendosni në frigorifer të ftohet komplet, për rreth 1 orë.
- Përderisa pudingu është duke u ftohur, largoni me kujdes kremin nga 2 kanaqet me qumësht kokosi (ose hoplan) në një pjatë me madhësi mesatare. Sigurohuni që ta lini ujin e kokosit në kanaqe.
- Me mikser të dorës, përzijini kremin derisa të hollohet dhe të bëhet i butë.
- Shtoni një lugë shurup panje përderisa jeni duke përzier kremin. Vendoseni mënjanë.
- Në një pjatë servuese të zgjedhur sipas dëshirës, vendosni të gjithë përbërësit
- Në fillim pudingun. Pastaj shtoni biskotat
- Pastaj bananet dhe shllakun.
Përsëritni këtë hapë derisa të harxhoni të gjithë përbërësit dhe shllaku të jetë përbërësi i fundit.
Vendosni në majë arra të grimcuara dhe banane të prera, nëse ka të mbetura.
Mund të spërkatni edhe pak kanellë nëse keni dëshirë.
Pasi e keni mbuluar pudingun e bananes, mund ta shijoni, ju bëftë mirë!