Na ka rastisur që kur kemi bërtitur, zëri ynë të dëgjohet edhe njëherë. Ndonëse është fenomen që na u është paraqitur, shumica nuk e kemi të qartë se pse ndodh kjo.
Ky fenomen, pra përseritja e zërit, në fizikë njihet me emrin jehonë. Arsyja se pse na paraqitet jehona është se zëri ynë hasë në sipërfaqe të ngurta dhe kthehet prapë te veshi ynë.
Pra, jehona paraqitet vetëm në vende të zbrazëta, ashtu që një pjesë e zërit përhumbet nga sipërfaqja e fortë, ndërsa pjesa tjetër reflektohet.