Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse i rifitojmë kilogramët e humbur pasi përfundojmë dietën?

Ditët e sotme ekzistojnë shumë dieta që mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë, megjithatë, përvoja ka treguar se jo gjithmonë ato kanë rezultate të kënaqshme afatgjata. Sipas nutricionistëve dhe ekspertëve, rënia nga pesha është një proces shumë më kompleks dhe më poshtë do rendisim të gjitha arsyet kryesore përse dietat mund të dështojnë.

Problemi kryesor i dietave është se nuk janë një zgjidhje e qëndrueshme. Studimet kanë treguar që pesha e humbur përmes dietave është shumë e përkohshme.

Fillimisht mund të humbni 5 deri në 10 përqind të peshës suaj, por më pas pesha rikthehet. Referuar studimeve të ndryshme, shumica e njerëzve rimarrin gjithë peshën, madje edhe disa kilogramë më shumë.

Dieta mund të çrregullojë gjithashtu sjelljet e të ngrënit. Që një dietë të funksionojë, ajo duhet të shndërrohet në regjim dhe pasi ta keni përfunduar, të merrni më të mirën prej saj: oraret e rregullta, sasinë e moderuar të ushqimit sipas nevojave tuaja etj.

Dieta mund të ketë edhe efektin e kundërt pasi e përfundoni. Kufizimi i ushqyerjes për njëfarë kohe, mund të kthehet në diçka stresuese për ju. Për më tepër, niveli i rritur i kortizolit gjithashtu mund të bëjë që niveli i insulinës të rritet dhe sheqeri në gjak të bjerë, duke ju bërë të dëshironi ushqime me yndyrë e me sheqer.

Youtube

Arkiva

Kategoritë