Hithra rekomandohet për trajtimin e disa sëmundjeve dhe është një nga bimët natyrale medicinale më të zakonshme.
Hithrat që rriten dhe nisin të lulëzojnë nga stina e pranverës e deri në vjeshtë janë shumë të dobishme për shëndetin e përgjithshëm.
Poashtu, nëse nuk e keni ditur, hithra përdoret edhe për masazh kundër dhimbjeve reumatike, gjë që nisi të përdorej fillimisht në Greqi dhe prej atëherë, njerëzit nisin të shpërfillin djegien që vjen si pasojë e kontaktit me lëkurën.
Hithra ndihmon metabolizmin dhe nxit sekretimin e lëngjeve të tretjes.
Poashtu ndihmon për infeksionet e traktit urinar, pastron gjakun dhe trupin nga toksinat, ndihmon me sëmundjet e veshkave, inflamacionin e fishkëzës së tëmthit dhe ulçerën e stomakut.
Por të mirat e hithrave nuk mbarojnë këtu.
Hithrat ndihmojnë me problemet e ciklit menstrual, me pagjumësinë dhe sëmundjet e mushkërive.
Në kombinim me bimët tjera, hithra mund të përdoret me sukses për të trajtuar leukeminë. Ndërsa njerëzit që vuajnë nga alergjitë duhet të pijnë çaj të hithrës.
Kjo është arsyeja pse duhet të nisim të mbledhim gjethet e hithrave dhe të fillojmë të përmirësojmë shëndetin tonë