Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top

Ekspertët kanë rekomanduar që të hapni dritaret dy herë në ditë gjatë këtij muaji, edhe gjatë motit të ftohtë.

Mund të duket e çuditshme, në kohën kur të gjithë ne po përpiqemi t’i mbajmë shtëpitë tona të ngrohta, shkruan Express.co.uk.

Por, hapja e dritareve dy herë në ditë është jetike për të luftuar një problem të zakonshëm në muajt e ftohtë të dimrit: mykun.

Ekspertët në Drench kanë këshilluar njerëzit që të hapin dritaret dy herë në ditë edhe në muajt më të ftohtë për t’u siguruar që ajri i pastër të qarkullojë në shtëpi dhe të zvogëlojë shanset e mykut dhe lagështirës.

Këto spore myku të shkaktuara nga lagështia e tepërt mund të kenë efekte shkatërruese si në shëndetin ashtu edhe në pronën tuaj.

Myku mund të dëmtojë muret e shtëpisë tuaj dhe të përhapet në qilima, veshje dhe mobilje.

Youtube

Arkiva

Kategoritë