Orizi është një nga ushqimet që përdoret më shumë në mbarë botën. Ka lloje të ndryshme të orizit duke përfshirë këtu: basmati me kokrra në formë të gjatë, oriz i zi, oriz i bardhë dhe ai që përdoret për të bërë rizoton. Por në aspektin e përfitimeve shëndetësore jo të gjitha janë të barabartë. Sipas Fondacionit George Mateljan për Ushqimet më të Shëndetshme të Botës, Orizi është një nga ushqimet kryesore i përdorur në mbarë botën. Ka lloje të ndryshme të orizit duke përfshirë këtu: basmati me kokrra në formë të gjatë, oriz i zi, oriz i bardhë dhe ai që përdoret për të bërë rizoton. Por në aspektin e përfitimeve shëndetësore jo të gjitha janë të barabartë. Sipas Fondacionit George Mateljan për Ushqimet më të Shëndetshme të Botës, i cili promovon përfitimet enjë ngrënieje të shëndetshme, anët pozitive të orizit kaf janë pjesërisht për shkak të mënyrës se si ai përgatite.Kokkrat e këtij orizi janë të ndara në tre pjesë, që do të thotë se përmbajnë tre shtresa: shtresa e jashtme, e mbushur me fibra, e quajtur krundi, bërthama e pasur me lëndë ushqyese dhe shtresa e mesme e niseshtesë e quajtur endosperm. Fibrat në orizin kaf ndihmojnë për të ulur kolesterolin, për të shpejtuar sistemin e tretjes, dhe mund të ndihmojë në parandalimin e formimit të mpiksjeve të gjakut. Nqs përdoren si pjesë e një diete të përditshme, drithërat mund të ndihmojnë në përmirësimin e nivelit të kolesterolit dhe të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes dhe krijimit të diabetit. Oriz I gatuar, ashtu si të gjitha drithërat e tjera, duhet të shpëlahet tërësisht me ujë të rrjedhshëm dhe çdo papastërti ose mbeturinë duhet hequr dhe larë mirë. Ai do më shumë kohë për t’u gatuar sesa orizi i bardhë për shkak të shtresave me fibra dhe të pasura me lëndë. Këto shtresa gjithashtu i japin orizi kaf një cilësi më të lartë, se oriz i bardhë.