Studimet kanë treguar që njerëzit që kanë probleme me mishrat e gojës, kanë tendencë të preken nga disa lloj sëmunjesh. Kjo tregon, që kujdesi ndaj higjienës orale, duhet të jetë i të njëjtit nivel si kujdesi ndaj gjithë trupit.
Sëmundjet e mishrave të dhëmbëve dhe diabeti
Diabeti mund të reduktojnë rezistencën që ka trupi ndaj infeksioneve. Niveli i lartë i sheqerit, rritë rrezikun e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve. Për më tepër, problemet me mishrat e dhëmbëve e bëjnë më të vështirë mbajtjen në nivel të sheqerit në gjak. Ju mund t’i mbroni mishrat duke e mbajtur nivelin e sheqerit në normale. Ajo cfarë duhet të bëni është që t’i pastroni dhëmbët pas cdo vakti dhe të shkoni tek dentisti së paku dyherë në vit.
Thatësira e gojës shkakton shkatërrimin e dhëmbëve
Goja e thatë, rritë mundësinë për sëmundjet e mishrave. Thatësi në gojë mund të shkaktojnë edhe mdikamentet e ndryshme që konsumoni.
Lidhja mes dhëmbëve dhe sëmundjeve të veshkave
Të rriturit që kanë probleme me dhëmbë dhe mishra të tyre, kanë më shumë tendencë që të preken nga sëmundjet e veshkave. Pra, kujdesi ndaj higjienës orale ulë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të veshkave./Familja Jone