Poliklinika Endomedica është adresa e duhur për një numër të madh shqetësimesh shëndetësore. Larmishmëria e shërbimeve shëndetësore, e ofruar nga kjo poliklinikë, garanton cilësi dhe profesionalizëm të pashoq.
Që nga viti 2014, Poliklinika Endomedica është e njohur si qendër për endokrinologji, diabet dhe metabolizëm.
Me ekipën e përbërë prej profesorë universiteti, asistentë universiteti, specialistë dhe ekspertë të lëmive, përfshirë endokrinologë-diabetologë, ekspertë për gjëndër tiroide dhe obezitet, kardiologë, pulmologë, reumatologë, gastroenterologë, nefrologë, pediatër, alergologë, biokimistë klinikë dhe mjekë familjarë.
Endomedica ju ofron laboratorin modern biokimik, EKG, analizën DEXA që është standard i artë per osteoporozë, ekzaminime me ultrazë (gjëndrës tiroide, barkut, zemrës), body analizer për obezitet, FNAB apo punkcion të gjëndrës tiroide, të udhëhequr me ultrazë, si dhe testin ADN të intolerancës ushqimore dhe jo-ushqimore, në bashkëpunim me Institutin për Intolerancë Ushqimore në Londër të Anglisë.
Tek ne, shëndeti juaj është në dorë të ekspertëve! /FamiljaJonë/