Në intervistën e zhvilluar nga fëmijët e Familja jonë bashkë me Vjosa Osmanin janë parashtruar shumë pyetje interesante rreth presidentes. Në mesin e pyetjeve të parashtruara ishte edhe ajo se kë e duan më shumë vajzat e saj, atë apo Pridonin.
Presidentja pa hezituar i është përgjigjur pyetjes duke theksuar që dashuria për të dy është e barabartë dhe se fëmijëve s’duhet tu bëhët një pyetje e till për shkak se për të dy prindërit dhe për persona të tjerë ka vend të veçantë në zemër.
“Unë mendoj që nuk duhet me u bë kjo pyetje, e di që në shoqërinë tonë bëhet shpesh kjo pyetje, mirëpo nuk është mirë me bo ndarje të tilla sepse nuk bënë fëmijën me vendos para një sfide të tillë… Zemrat janë aq të mëdha sa ka vend për të dy por edhe për njerëz të tjerë po ashtu”, u përgjigj presidentja.
Për të parë intervistën e plotë klikoni më poshtë: