Në një studim të kryer nga gjinekologia e shoqërisë private Mirvie në San Francisko, Alison Cowan, demonstrohet se parashikimi i hershëm i preklampsisë mund të ndikojë pozitivisht në respektimin terapisë farmakologjike dhe në sjelljet e shëndetshme të grave shtatzëna. Autorët shpjegojnë se trajtimi optimal i kësaj sëmundjeje, shpesh i vë në provë pacientet për shkak të nevojës për ndryshime në sjellje dhe të marrjes së barnave.
Përmes një sondazhi digjital online, në të cilin morën pjesë 1022 gra, u zbulua se pavarësisht përqindjes së lartë të kënaqësisë përsa u përket trajtimeve të marra gjatë shtatzënisë (84%), shenjat dhe simptomat e preklampsisë nuk njihen shumë. Në fakt, vetëm 10% e të intervistuarave arritën të identifikonin 5 shenja të zakonshme të sëmundjes. Megjithatë, dëshira për t’iu nënshtruar testeve të hershme të parashikimit ishte e lartë (91%), me një përqindje domethënëse të grave (88%), të cilat deklaruan se rreziku i shtuar, i identifikuar në këto teste, do t’i nxiste që t’i ndiqnin në mënyrë më strikte rekomandimet klinike.
“Evidenca e fushave të tjera mjekësore shpjegon se kur pacientët e njohin rrezikun në mënyrë të personalizuar, ata veprojnë në bazë të atyre informacioneve. Për herë të parë në obstetrikë, ky studim përkthen njohuri nga kardiologjia dhe informacione të personalizuara mbi rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Pacientet na thonë se nëse do të kryenin teste objektive për të parashikuar rrezikun e preklampsisë, ato do ta ndryshonin ndjeshëm mënyrën e menaxhimit të shtatzënisë”, shpjegon Cowan.
BMC Pregnancy and Childbirth 2024. Doi: 10.1186/s12884-024-06397-z
https://doi.org/10.1186/s12884-024-06397-z