Rastet si ai i Iliriana Smajlit janë vërtet të rralla për t’u dëgjuar. 30-vjecarja mitrovicase mund të ecë sërish me këmbët e saj, pas afro 9 vjet sa ishte e palëvizshme.
Seancat e ndjekura tek Ortomedica dhanë frytet e tyre. Sic ndodh pothuajse cdo herë, edhe ky trajtim përfundoi suksesshëm nga stafi i këtij spitali.
Smajli para kësaj periudhe në të cilën ishte e palëvizshme pësoi një paralizë celebrale. Intervenimet kirurgjikale në këmbë dhe terapia intezive e ofruar nga Spitali Ortomedica bëri që pacientja të rifillojë të lëvizë normalisht dhe pa pengesa.
Vetë pacientja shprehet jashtëzakonisht e lumtur për suksesin që pati intervenimi kirurgjik në këmbët e saj. Ajo dhe babai i saj e falënderojnë stafin e Spitalit Ortomedica për punën dhe profesionalizmin shembullor të treguar.
Suksesi i këtij intervenimi nuk është i vetmi për stafin e këtij spitali. Puna, përkushtimi dhe profesionalizmi i treguar ndër vite nga ta ka bërë që Ortomedica të jetë adresa kryesore për shumë pacientë.
Problemet ortopedike gjejnë shërim në një vend, e ai vend është Spitali Ortomedica.
Më poshtë gjeni rrëfimin e Ilirjanës në lidhje me suksesin që pati ajo në këtë trajtim.