Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Poliklinika “Jora Med” së shpejti edhe në Prishtinë

Poliklinika “Jora Med” shumë shpejt do të fillojë punën edhe në Prishtinë.

Këtë e bën të ditur dr. Visar Zekaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Në poliklinikë do të ofrohen shërbime internistike, si: EKG, Eko të barkut, të gjinjve, të gjëndrrës tireoide, eko doplerin e abdomenit, si dhe ekzaminime endoskopike, si Gastroskopi, Rektosigmoidoskopi dhe Kollonoskopi, gjithnjë duke u kujdesur të sillen aparatura sa më të sofistikuara diagnostike.

Po ashtu, siç njofton vetë Zekaj, do të ofrohen edhe shërbime kualitative të terapisë fizikale duke ofruar mjetet më të avancuara të fushës së fizioterapisë me terapeutë me përvojë dhe të dëshmuar në punën e tyre.

Pos këtyre, Zekaj paralajmëron edhe shërbime të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Së shpejti edhe në Prishtinë do të fillojmë punën në Poliklinikën “Jora med”, një dëshirë e kahmotshme, dhe përgjegjje kërkesave të pacientëve tanë.

Në poliklinikë do të ofrojmë shërbime internistike si EKG, Eko të barkut, të gjinjve, të gjëndrres tireoide, eko doplerin e abdomenit, si dhe ekzaminime endoskopike si Gastroskopi, Rektosigmoidoskopi dhe Kollonoskopi gjithnjë duke u kujdesur të sjellim aparaturën më të fundit diagnostike.

Poashtu do të ofrohen edhe shërbime kualitative të terapisë fizikale duke ofruar mjetet më të avansuara të fushës së fizioterapisë me terapeut me përvojë dhe të dëshmuar në punën e tyre.

Poashtu do të ketë edhe shërbime tjera suprizë.

Faleminderit për besimin tuaj!

Youtube

Arkiva

Kategoritë