Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Po i bënin presion të vazhdueshëm, kirurgu Kllokoqi jep dorëheqje nga QKUK

Kirurgu i njohur kosovar, Adem Kllokoqi ka dhënë dorëheqje nga puna në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën e Kirurgjisë Plastike.

Gazeta Insajderi  mëson se shkak i kësaj dorëheqje ishte presioni që i njëjti mori nga drejtoresha e kësaj klinike, Violeta Zatriqi duke ia imponuar atij edhe largimin nga puna.

Kllokoqin e konfirmoi se ka dhënë dorëheqje por, nuk dha më shumë detaje rreth kësaj.

“Erdhën rrethanat që s’kam mendu që kam me dhanë dorëheqje, por e vendosa ashtu, ka ardh tu u shtu presioni, edhe unë e vendosa me u largu. Drejtoreshës i kam tregu disa herë, kolegët e dijnë pse unë e kam lanë, deshta mos me kriju më shumë telashe“, tha Kllokoqi.

Ai tha se punën tashmë do ta vazhdojë në sektorin privat dhe se për të gjithë pacientët që i njëjti ka pasur dhe duan të ndërhyjnë diçka përsëri mund të kryej shërbime edhe pa pagesë.

Gazeta ka tentuar të kontaktojë me drejtoreshën e Klinikës, por e njëjta nuk ishte e qasshme.

Youtube

Arkiva

Kategoritë