Të dielën “Familja jonë” do të jetë mysafire e familjes së balerinëve, Behie Murtezi e Driton Saqipi.
Temat familjare do të jenë ato që do të zënë vend si gjithnjë dhe rrëfimet nga fëmijëria e mënyra se si u njoftuan çifti.
A i bëri bashkë baleti? Në sa shfaqje baleti luajtën bashkë? Cili është më i mirë në kuzhinë? Këto e shumë çka tjetër për jetën e tyre, do mund të mësoni të dielën në ora 17:00 në emisionin “Familja Jonë”, në Kanal 10.