“Familja jonë” vazhdon rrugëtimin e saj edhe këtë të shtunë në Kanal 10.
Sikur edhe javëve të kaluara, as këtë herë nuk do të mungojnë intervistat dhe të ftuarit në studio. Në pjesën e parë të emisionit do të jenë të ftuar udhëheqësit e SOS Fshatit, me të cilët do të diskutohet për kushtet atje dhe fëmijët e braktisur nga prindërit. Pjesë e emisionit do të jetë edhe gazetari Shëndrit Lumi, ku do të flaës për përdorimin e tepërt të internetit nga fëmijët dhe dëmet që mund të marrin ata nga kjo.
Pjesa tjetër e emisionit do të jetë e rezervuar për rubrikën “Erida&Blini me mamin”, të cilët na tregojnë më lehtë festën e Halloween-it në kushte pandemie, dhe këndi i kuzhinës.
Për këto dhe detaje të tjera, na ndiqni të shtunën më fillim nga ora 17:00 në Kanal 10.