Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Platforma elektronike që promovon vetëdijësimin për depresionin dhe sjelljen vetëvrasëse

Shkruan: Sevim MUSTAFA

Doktorrante  /  Psikologe klinike / Pedagoge Speciale,  Asistente e projektit  /  Hulumtuese, Email : sevimmustafa2@gmail.com

Ifightdepression.com është platforma elektronike e cila ka për qëllim të promovojë dhe të rrisë vetëdijen për depresionin dhe sjelljen vetëvrasëse, duke ofruar informacion të plotë rreth depresionit dhe pasojave të tij. Në të ka informacione  në lidhje me shkaqet, shenjat dhe simptomat e depresionit, në mënyrë që njerëzit  të mësojnë se si të njohin depresionin. Gjithashtu do kenë informimin për strategjitë e dobishme për promovimin pozitiv të shëndetit mendor, duke përfshirë burimet e vetëmenaxhimit, përveç detajeve sesi dhe ku mund të marrin ndihmë për depresionin, dhe si të mbështetet një anëtar i familjes, miku apo personi që ka nevojë për ndihmë.

Gjithashtu ofron  informacione, burime dhe rekomandime të përshtatura për profesionistët e komunitetit dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor, të cilët mund të veprojnë si mbrojtës ose avokatë në njohjen dhe përgjigjet ndaj depresionit, në shpërndarjen e rekomandimeve të praktikave më të mira për individët me depresion dhe në lehtësimin e qasjes së tyre në kujdes.

Për më tepër, ne synonë të përmirësojë kujdesin e njerëzve që janë duke përjetuar depresion të butë deri të moderuar, përmes ofrimit të një programi online të udhëzuar të vetëmenaxhimit të drejtpërdrejtë të depresionit. Në këtë mënyrë, ne shpresojmë të kontribuojmë në parandalimin e depresionit, sjelljes vetëvrasëse dhe stigmës që e shoqëron.

Në këtë platformë shpjegohet se personat që mund të kenë depression manifestojnë këto simptome:

  • Gjendja vazhdimisht trishtuese, ankthioze ose boshe;
  • Humbja e interesit në aktivitete që dikur ishin interesante apo të kënaqshme, duke përfshirë seksin;
  • Lodhja e pazakontë, niveli i ulët i energjisë, ndjenja e ngadalësimit;
  • Humbja e oreksit (me humbje peshe) ose ngrënie e vazhdueshme (me shtim në peshë);
  • Shqetësimi i gjumit dhe pagjumësia, zgjimi herët në mëngjes ose gjumë i gjatë;
  • Humbja e shprehjes emocionale (ndikim i sheshtë);
  • Ndjenjat e mungesës së shpresës, pesimizmit, fajit, pavlefshmërisë ose vulnerabël;
  • Tërheqja sociale;
  • Problemet me përqendrimin, kujtesën apo marrjen e vendimeve;
  • Nervozizmi ose irritimi i pazakontë;
  • Problemet e vazhdueshme fizike të tilla si dhimbje koke, çrregullime të tretjes ose dhimbje kronike që nuk i përgjigjen trajtimit;
  • Mendimet rreth vdekjes, vetëvrasjes, përpjekjet për vetëvrasje ose dëmtim të vetes

  Dhe nga 1 Qershor të vitit 2018 Terapistet tanë e aplikojnë trajtimin psikologjik

CBT-Psikoterapia Kognitive Biheviorale – përmes platformës elektronike të mjetit Ifghtdepression në shqip.

https://ifightdepression.com/sq/

 Trajtimi ështe i dedikuar posaqërisht për adult 6 module dhe për adoleshentë 8 module.

Terapistët janë me profesion Psikiatër dhe Psikolog klinik që punojnë në: Qendrën e Shëndetit Mendor në Prizren, Qendrën e Shëndetit Mendor në Prishtinë, Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan dhe  Qendrën e Shëndetit Mendor në Mitrovicë.

Në Tetor të vitit 2016 QSHM dhe SHIB në Prizren si bashkëpartnere ka fituar një grant në kuadër të EUROPEAN COMMISSION Horizon 2020 – Research and Innovation Framework Programme në projektin me titull “Towards evidence-based tailored implementation strategies for eHealth” që ka të bëj me implementimin e eHealth intervenimit të terapisë kognitivo biheviorale online.

www.implementall.eu/7-partners.html?caction=idetail&itid=12&partnerid=13

Është një zhvillim shumë pozitiv për shërbimet e shëndetit mendor për Kosovën, ngase filloi implementimin e psikoterapisë ONLINE. 
Në muajin Mars 2018 Në kuadër të projektit kemi arritur të kemi në gjuhën shqipe web faqen dhe mjetin e quajtur Ifghtdepression.

https://ifightdepression.com/sq/
https://ifightdepression.com/sq/burimet-e-vetemenaxhimit/mjeti-ifightdepression

Youtube

Arkiva

Kategoritë