Një rast i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Dubravë të Istogut, ku zyrtari policor Fatjon Hoti, e plagosi një të mitur. Viktima, i cili ka lidhje familjare me policin, dyshohet se u qëllua me armën zyrtare nga pakujdesia. Sinjali raportoi ekskluzivisht për të gjitha detajet, ndërsa IPK e konfirmoi rastin dhe suspendimin e të dyshuarit.
Teksa polici i dyshuar është dërguar në mbajtje, tezaku i ti, rreth 16-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Nga Klinika Emergjente kanë bërë me dije se gjendja e tij shëndetësore është kritike pasi i njëjti është qëlluar në kokë dhe aktualisht ndodhet akoma në sallën e operacionit.
Rasti që dyshohet se ndodhi nga pakujdesia ka tronditur dy familjet.
Nga Inspektorati Policor kanë bërë me dije se polici i dyshuar u arrestua dhe u suspendua nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”