Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pite e shpejtë me patate: E shijshme për çdo rast!

Racion i cili do t’ju mbajë të ngopur gjatë gjithë ditës!

Përbërësit:

– 500 g petë për pite,
– 1 kg patate,
– 2 lugë të vogla piper i zi i bluar,
– 4 lugë të vogla erëza të thata bimore,
– 2 dl ujë të gazuar,
– 1 dl vaj.

Përgatitja:

Patatet qëroni dhe bluani në rende, pastaj shtoni piperin dhe erëzat e thata bimore.

Në tepsi të vajosur qitni 2 petë të bashkuara, ndërsa mbi to patatet e grira bashkë me erëzat, pastaj sërish dy kore të cilat i lyejmë me përzierjen e ujit të gazuar dhe vajit (2 dl ujë përzieni me 1 dl vaj).

Kur t’i lyejmë qesim në to pataten e grirë në rende dhe sipër tyre dy petët e tjera dhe sërish përsërisin procedurën derisa të shpenzojmë tërë materialin.

Me pjesën e mbetur të ujit dhe vajit lyejmë petën e sipërme. E pjekim në 200 gradë rreth 25-30 minuta.

Pesë minuta para se të përfundojë pjekja e nxjerrim piten, e lyejmë me gjalpë ose me margarinë. Mjafton një lugë për lyerje.

Ju bëftë mirë!

Youtube

Arkiva

Kategoritë