Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Pispili me presh

Kjo recetë u përgatit nga Maison de goût

Përbërësit: 700 g miell misri,4-5 presh bashkë me bishtat, kajmak qumështi, vaj ulliri, pak gjalpë, kripë dhe piper.

Përgatitja: Si fillim pasi i kemi larë preshtë dhe i kemi lënë të kullojnë, i presim imët dhe i hedhim në një tigan të madh dhe të thellë. U shtojmë 2 lugë çaji kripë, vaj ulliri, i skuqim ngadalë dhe pasi janë zbutur mirë shtojmë ajkën e qumështit dhe i përziejmë mirë. Një litër ujë e ngrohim dhe e kemi gati për miellin. Marrim tepsinë dhe e lyejmë mirë me vaj, pastaj me dorë shpërndajmë miell. Miellin e hedhim një shtresë pak me e hollë se gjysma e gishtit. Me ndihmën e një luge marrim nga uji i nxehtë dhe e njomim miellin mirë në të gjithë tepsinë. Pastaj me ndihmën e gishtave e ngjeshim mirë. Shtojmë sipër masën e preshit, e përhapim mirë dhe përsëri shtojmë miell sipër në një shtresë të hollë, aq sa preshi është shumë pak i dukshëm. Përsëri me ndihmën e lugës e njomim me ujin e nxehtë në gjithë sipërfaqen. E ngjeshim me gishta. Shtojmë sipër pak vaj ulliri dhe copa gjalpi. ⠀
E pjekim në furrë në temp 200 C për gati 50-60 minuta. Ju bëftë mirë! /Living

Youtube

Arkiva

Kategoritë