Gjetja e llojit të duhur të kontracepsionit është e rëndësishme. Kontracepsioni oral i përfaqësuar në formë tablete – është metoda më e popullarizuar dhe e përdorur gjerësisht.
Dr. Eveline Mu dhe profesori Jayashri Kulkarni nga Qendra Kërkimore e Psikiatrisë ‘Monash Alfred’ në Melburn, Australi shkruajnë se si pilulat kontraceptive mund të ndikojnë në disponimin e grave.
“Gjetja e kontracepsionit që ju përshtatet varet nga një sërë gjërash. Mosha juaj, çfarë keni provuar më parë, shëndeti juaj i përgjithshëm dhe gjithashtu shëndeti juaj mendor”, thotë profesor Kulkarni.
“Një nga arsyet më të zakonshme për ndalimin e pilulës nga gratë është ndryshimet në humor, siç është ndjenja e depresionit”.
Provat sugjerojnë se këto ndryshime të humorit mund të lidhen me hormonet e përdorura në pilulat kontraceptive, ku disa hormone ndikojnë në humor më shumë.
Pilulat përfshijnë përbërës të quajtur progestogjenë, ose një përzierje progestogjenësh dhe estrogjenesh.
“Nëse keni depresion ose e keni pasur në të kaluarën, disa pilula mund t’ju përshtaten më mirë se të tjerat.
“Lajmi i mirë është se ka shumë zgjedhje. Flisni me mjekun tuaj për të gjetur një metodë kontracepsioni që ju përshtatet,” thotë profesor Kulkarni.