Çfarë kanë të keqe pijet e gazuara? Përveq që janë të shijshme dhe na freskojnë? Fatkeqësisht, ato nuk po na freskojnë … po na vrasin.
“Krahasuar me 30 vjet më parë, konsumi është trefishuar,” thotë dietologu dhe autori i regjistruar Liz Pearson.
Kjo është për shkak se pijet e gazuara gjendjen kudo … dhe njerëzit nuk e kuptojnë se sat ë dëmshme janë
Ja pse duhet të ndaloni konsumimin e pijeve të gazuara…
Sheqeri –Vetëm një kanaçe me pije të gazuar përmban 10 lugë çaji sheqer. Kjo sasi shkakton reaksion të insulinës në trup dhe me kalimin e kohës kjo mund të çojë në shfaqjen e diabetit.
Ëmbëlsuesit artificial – Në pijet e gazuara, përdoret aspartama, e cila shkakton sklerozën, tumore të trurit dhe çrregullime emocionale. Ajo rrit rrezikun e sindromës metabolike, që shkakton dhjam në zonën e barkut.
Uji – Uji i cili përdoret për prodhimin e pijeve të gazuara është ujë rubineti dhe përmban kimikate si klori, fluoruri dhe grimca metalesh.
Obeziteti – Sipas hulumtimeve të kryera nga ekspertët, është gjetur se personat që pinë pije të tilla kanë më shumë gjasa të bëhen obezë në krahasim me ata që nuk pine dhe për çdo pije, rreziku për t’u bërë obezë rritej me 1.6 herë.
I dëmshëm për dhëmbët – Konsumimi i tperuar i këtyre pijeve formon pllakëza bakteriale tek dhëmbët duke shkaktuar kështu kavitete dhe probleme me mishërat e dhëmbëve./Familja Jonë