Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Petulla të shëndetëshme me tërshërë për mëngjes

Një mëngjes i shëndetshëm dhe me vlera ushqyese është çelësi më i mirë për një ditë produktive.

Kjo është ndër arsyet kryesore se përse shujta juaj duhet të jetë jo vetëm e shijshme, por edhe e shëndetshme.

Petulla me tërshërë

Përbërësit: Një vezë, një të bardhë të vezës, tri lugë gjelle tërshërë të mbështjellë, tri lugë gjelle qumësht, pluhur kakaos

Kombinoni të gjithë përbërësit dhe përzieni mirë. Petullat mund t’i gatuani me vaj, por edhe pa të. Pastaj, vendosni brumin në tigan dhe mbulojeni atë me një kapak. Brumin e gatuani në dy anët derisa të merr ngjyrë kafe.

Petullat i shërbeni me çdo material mbushës që ju pëlqen, e gjithashtu mund ta zbukuroni me fruta dhe manaferra.

Youtube

Arkiva

Kategoritë