Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top

Gjëndra tiroide është përgjegjëse për rregullimin e aktivitetit metabolik. Mosfunksionimi normal i kësaj gjëndre mund të çojë në probleme të ndryshme shëndetësore.

Nëse tiroidja rritet, mund të shkaktojë menstruacione në moshë të hershme apo menstruacione të çrregullta. Gjëndrat aktive dhe ato jo aktive mund të ndikojnë tek ovulimi, mund të rrisin prodhimin e cisteve në vezore. Tiroidja përgjatë shtatzënësisë mund të jetë e rrezikshme për fetusin, si dhe mund të nxisë nisjen e menopauzës në moshë të hershme.

India.com ka radhitur pesë zakone ditore që mund te jenë të mira për ta menaxhuar tiroiden.

Konsumimi i jodit është me rëndësi kur bëhet fjalë për problemet me këtë gjëndër. Megjithatë duhet të merret në masa mesatare. Jodi ndihmon rregullimin e hormoneve të tiroides.

Aktiviteti fizik për 12 deri ne 30 minuta në ditë do të ishte i shëndetshëm në përgjithësi, sidomos për gjëndrën tiroide

Menaxhimi i stresit përmes meditimit dhe ushtrimeve të frymëmarrjes së thellë e bën trupin më të qetë dhe më të relaksuar.

Mënyra e të ngrënit gjithashtu ndikon te tiroidja. Duhet të konsumohen më shumë ushqime me vlera ushqyese si fibra, proteinë e vitaminë C.

Gjumi i rregullt ndikon te tiroidja dhe këshillohet të bëhen shtatë deri në nëntë orë gjumë sepse kualiteti i dobët i gjumit mund të ndikojë për të keq te funksioni normal i kësaj gjëndre.

Youtube

Arkiva

Kategoritë