Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Përurohet salla e dytë dhe rinovimi Kardiologjisë Invazive

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, i shoqëruar nga Krytari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, kanë bërë përurimin e repartit të kardiologjisë invazive, ku ka nisur puna me sallën e dytë të koronarografisë dhe është rinovuar krejt reparti, duke krijuar edhe recepsionin i cili krijon lehtësira për pacientët.

Me këtë rast, drejtori Sejdiu, tha se Klinika e Kardiokirugjisë me Kardiologji Invazive, tani funksionon me dy salla dhe dhe pas sjelljes së angiografit të ri, i cili ka qëndruar për disa vite në Austri, tani ka filluar me programin për trajtimin e infarktit akut brenda 120 minutave.

Sipas tij, ky program është pilot projekt fillimisht në Komunën e Prishtinës, dhe se shumë shpejt do të fillon edhe në komuna tjera.

Ai tha se kjo na barazon me vendet më të zhvilluara, sepse kjo mundësi nuk është në shumë vende, përderisa vetëm më 2018 qyetarëve u janë shpëtuar 12 milionë euro.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, tha se ky është një transformim i jashtëzakonshëm i cili po i jep fund maltretimit dhe varfërimit të qytetarëve të Kosovës në kërkim të një shërbimi shëndetësor.

Sipas tij kjo është punë dhe sukses i jashtëzakonshëm, kjo tregon që kur të bëhen bashkë profesionalizmi dhe vullneti politik ndodhin gjëra të rëndësishme për qytetarët.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se kjo është një ditë shumë e mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, sepse tani me dy salla funksionale në Kardiologjinë Invazive, kushdo që do të ketë probleme me zemër në Kosovë mund të vijë dhe të trajtohet shpejt, pa dallim dhe pa asnjë intervencë.

Ministri theksoi se Kardiologjia Invazive e pajisur me aparaturë moderne dhe e rinovuar tërësisht tani është e gatshme për t’iu përgjigjur të gjitha shqetësimeve që qytetarët tanë kanë me zemër

Ai tha se është punuar shumë gjatë kësaj kohe që këtë shërbim që ka dëmtuar shëndetin dhe xhepin e qytetarëve ta rregullojnë dhe ta modernizojmë.

Tashmë të gjitha procedurat administrative në këtë klinikë menaxhohen nga recepcioni, duke filluar nga: Marrja e informacioneve, tërheqja e dokumenteve dhe caktimi i termineve për koronarografi dhe stentim. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë