Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Përsëri pushime?! – Këto janë qytetet më buxhetore për t’u vizituar në vjeshtë

Vera iku. Shtatori erdhi dhe na tronditi me “mirëmëngjes”. Dhe çfarë pastaj?

Nëse e mendoni mirë, vjeshta është me të vërtetë stina ideale për udhëtime. Në fund të fundit, ka shumë vende në Evropë (dhe më gjerë), të cilat kanë temperatura të larta deri në tetor.


Dhe nëse buxheti tani është “ngushtuar”, ka zgjidhje. Kompania ‘DiscoverCars’ analizoi një sërë faktorësh për të gjetur se cilat qytete janë më të mirat për pushime buxhetore.

Marrakech, kryeqyteti maroken shënoi 108 pikë nga 144 (maksimumi), falë çmimit mesatar të një qëndrimi javor që arrin në 198 euro dhe një temperaturë mesatare prej 19 gradë Celsius.

Në vendin e dytë ishte Sevilja. Qyteti andaluzian shënoi gjithsej 104 pikë, falë vendeve të tij të përballueshme për të ngrënë. Në vendin e tretë ishte Lisbona, e cila shënoi 98 pikë, duke qenë vendi më i lirë në listë për të marrë me qira një makinë.

10 vendet më të mira që mund t’i vizitoni në vjeshtë:

1-Marrakesh, Marok
2-Sevilje, Spanjë
3-Lisbonë, Portugali
4-Madrid, Spanjë
5-Barcelona, ​​Spanjë
6-Venecia, Itali
7-Budapest, Hungari
8-Milano, Itali
9-Firence, Itali
10-Bruges, Belgjikë

Youtube

Arkiva

Kategoritë