Shkruar nga: Gentiana Kuqi-Tishukaj, Psikologe
Të rinjtë sot fillojnë përdorimin e marihuanës për shumë arsye. Kurioziteti, presioni nga bashkëmoshatarët dhe dëshira për ti takuar grupit janë këto disa nga arsyet më të zakonëshme që adoloshentët potencojnë që i shtynë ata drejt përdorimit të marihuanës. Ata që kanë filluar të pinë duhan ose përdorin alkool ose të dyja, janë në rrezik të shtuar për përdorimin e marihuanës. Mungesa e njohurive mbi dëmet dhe pasojat që mund ti sjellë përdorimi i marihuanës dhe bindja e gabueshme që përdorimi kohë pas kohe nuk qonë në varësi, janë po ashtu disa nga faktorët e tjerë që mund ti qojnë të rinjët drejt fillimit të përdorimit të marihuanës.
Gjithashtu adoloshentët që kanë çrregullime të pa patrajtuara të shëndetit mendor (të tilla si, depresioni, ankthi çrregullimet e sjelljes) ose përjetimi i traumave të ndryshme, janë në rrezik të shtuar për përdorimin e marihuanës dhe drogave të tjera në moshën e re.
Për disa, përdorimi i marihuanës fillon për të përballuar ankthin, zemërimin, depresionin, mërzinë dhe ndjenja të tjera të pa këndëshme. Por, në fakt, të qenurit nën ndikim të drogave është thjeshtë shamngia e problemve dhe sfidave gjatë procesit të rritjes. Studimet gjithashtu tregojnë që përdorimi i alkoolit marihuanës dhe drogave të tjera nga antëtarët e familjes, është një factor tjetër madhor që i shtynë edhe fëmijët të fillojnë përdorimin e drogës. Të gjithë ne e dimë që prindërit, gjyshërit, vëllëzërit dhe motrat më të vjetër janë modele që ndjekin fëmijet, andaj është më rëndësi që të kemi kujdes në secilën sjellje që bëjmë duke marrë parasysh që ajo sjellje modelohet nga fëmijet tonë.
Në të vërtet, të gjithë faktorët e mjedisit të një të riu duke filluar nga shtëpia, shkolla dhe komuniteti, mund të ndikojnë ndër të tjera nëse ai ose ajo do të fillojë të përdor drogë.
Si mund të parandalojë fëmiun tim të mos përdor marihuanë?
Nuk ka asnjë formulë magjike për parandalimin e drogës tek adoloshentët. Por hulumtimet tregojnë që prindërit kanë një influencë të madhe në adoloshentët e tyre. Eshtë me rëndësi të flasim hapur me fëmijët tonë dhe të jemi të angazhuar në mënyrë aktive në jetën e tyre. Le te ulemi në nivel me ta duke ju përshtatur moshës së fëmijës, të kërkojmë situata spontane, të përditshme dhe të diskutojmë në mënyrë të sinqertë për drogat dhe akloolin. Të flasim në mënyrë të qetë dhe mos të ngrisim zërin pavarësisht nga ajo që fëmijet mund të rezistojnë të flasin për dorgat dhe alkoolin. Është me rëndësi të ju japim informata të sakta lidhur me alkoolin dhe drogat, as mos ti shmangim faktët që kanë të bëjnë me të, as mos të shpjegojmë në atë mënyrë që mund ti frikësojmë fëmijët tonë. Duhët dhënë infromata të drejta në mënyrë që të fitojnë fëmijet besimin tonë dhe të ndihën të lirë të flasin me neve për të gjitha vështirësitë që i hasin në ambitet jashtë shtëpisë.