Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Përgatisni fileto peshku dhe sallatë patatesh për iftar

Shumica shpesh kanë nevojë për frymëzim për përgatitje të ushqimit, e disave nuk u mungojnë asnjëherë kreativiteti dhe imagjinata në gatim.

Përbërësit:

▪ fileto peshku merluci,
▪ patate,
▪ hudhra,
▪ erëza (kopër, borzilok dhe majdanoz),
▪ limon,
▪ vaj ulliri.

Përgatitja e filetove të peshkut:

Shkrihen filetat e merlucit, më pas spërkaten me erëza, u hidhet sipër vaj ulliri dhe lihen të qëndrojnë. Më pas vendosni filetat në një tigan të nxehur dhe skuqini në zjarr mesatar.

Pjesa e pashmangshme është salca e hudhrës që do të përgatisni pasi të keni grirë disa thelpinj hudhre, duke shtuar vaj ulliri dhe gjysmë limoni të shtrydhur

Më pas shtoni kripë, kopër dhe borzilokun e freskët. Hidhni salcën e përfunduar mbi filetat e peshkut të skuqur.

Përgatitja e sallatës me patate

Për sallatë ju duhen dy patate më të mëdha që do t’i zieni dhe më pas do t’i prisni në rrathë. Skuqni pak spinaq në gjalpë, më pas shtoni patatet dhe qepët e grira. Më pas shtoni erëza dhe pluhur hudhre.

Në fund, hidhni sipër salcës tri lugë gjelle uthull dhe tri lugë ujë. Mund të shtoni edhe kopër dhe majdanoz

Ju bëfshin mirë!

Youtube

Arkiva

Kategoritë