Ka përfunduar sezoni i parë i emisionit “Familja Jonë”.
Që prej tetorit, prejse filloi transmetimi i emisionit në Kanal 10, janë realizuar mbi 70 emisione, duke qenë kështu shoqëruesi kryesor i pasditave të së shtunës dhe të dielës më fillim nga ora 17:00.
Me mysafirë profesionistë në shumë fusha të ndryshme, me theks të vecantë nga ajo e shëndetësisë, “Familja Jonë” përcoi këshilla dhe mesazhe pozitive për të gjithë shikuesit matanë ekranit. Problemet me aktuale që ballafaqohemi përditë si shoqëri, diskutoheshin gjërë e gjatë me ekspertë të fushave përkatëse, me qëllimin e vetëm: ofrimin e informatave sa më të sakta dhe të dobishme.
Sezoni i dytë i emisionit “Familja Jonë” pritet të fillojë në shtator, me shumë befasi të këndshme për të gjithë shikuesit. Deri atëherë, gjatë muajit gusht, në terminet e emisioneve të së shtunës dhe të dielës(17:00), do të transmetohen emisionet e sezonit që lamë pas.
Produksioni “Familja Jonë” falënderon të gjithë bashkëpunëtorët që iu bashkëngjitën familjes së madhe gjatë këtij rrugëtimi 10-mujor.
Ndryshe nga emisioni, portal “Familja Jonë” do të vazhdojë punën edhe gjatë muajit gusht. /familjajone