Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Përfundon puna në Intenzivën Qendrore (COVID-19) – Mamia Bule Elezi tregon sfidat dhe sukseset

Tashmë, kur numri i infektimeve nga koronavirusi ka filluar të bie ndjeshëm në Kosovë, edhe klinikat e improvizuara për pacientët me COVID-19 janë reduktuar.

Mamia Bule Elezi, që ka qenë e angazhuar gjatë tërë kohës me pacientët e infektuar me koronavirus, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, tregon për sfidat që ajo dhe kolegët e saj kaluan gjatë këtij viti pandemik. Situatat e kaluara, sipas Elezit, ndonjëherë ishin edhe të papërballueshme, por, sic thotë vetë ajo, ata kanë vazhduar tutje duke punuar dhe shpresuar që këto ditë jo të mira të kalojnë.

Postimi i saj i plotë:

“Sot përfundoi misioni ynë në Intenziven Qendrore (Covid 19), ku një armatë e madhe kanë punuar pa pushuar për shpëtimin e jetrave, pa menduar për vete dhe familjet e tyre.

Në këtë vend që kemi dëgjuar rënkime pa zë e kemi prekur dhembje të padukshme, e dhembje të papërfundume, për gjithë ata/ato familjarë, e kolegë/e e shumë qytetarë të këtij vendi që dot nuk arritën të tejkalojnë këtë situatë, e shumë lutje për të tjerë që ishin duke luftu e shpresu për jetë.

Këtu ku dëgjohej vetëm frymëmarrja e thellë….shumë e thellë, përmes aparaturave respiratore, këtu shpresën dhe vdekjen i ndante sekondi, këtu ku amanetet ishin të mbyllura thellë në shpirtin e njerëzve që vetëm Zoti dhe ne ishim shpresa e fundit për ta.

Vetem këmbët e atyre që kanë shkelur brenda dhe  sytë e atyre që e kanë parë e kanë kuptuar se çfarë vërtet ka shkaktuar COVID-19 dhe se sa shërbimi e kontributi është dhënë aty.

Kemi përjetu e kalu shumçka e qe besa kemi përballu situata të papërballueshme por kemi ecur tutje dhe jemi duke ecur tutje akoma duke mendu e shpresu pozitivisht që sot dhe asnjë ditë e ardhshme nuk do jetë si ditët qe kemi lënë pas.

Çdo herë kemi kërkuar t’i respektoni masat mbrojtëse e kjo na u ka dashtë më shumë se kurrë. Kjo i bashkëngjitet shpresës për jetë dhe shpëtimit të jetëve të njerëzve tanë, familjarëve e qytetarëve, atyre që më së paku meritojnë vuajtje, mundime dhe përfundime të tilla.

Puna jonë e palodhshme ishte obligim moral, profesional e shoqëror, por dëshira për shpëtim të jetëve ishte shumë e madhe, ia vlente të luftojmë së bashku se JETA nuk ka ÇMIM, e çmimi i vetëm është të jetojmë dhe luftojmë çdo rrezik e së bashkut ta kalojmë situatën e rënduar”, shkroi ajo në Facebook.

Puna që bënë i gjithë stafi shëndetësor në Kosovë, në luftë kundër koronavirusit, tregon më së miri se përkushtimi ndaj pacientëve të sëmurë tejkalon për nga rëndësia pothuajse cdo lloj angazhimi tjetër me vlerë për ta.

Youtube

Arkiva

Kategoritë