Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Përfitimet shëndetësore nga specat

Specat janë perime të mira për përgatitjen e shoqërimin e shumë ushqimeve dhe ata ofrojnë shumë të mira shëndetësore.

Specat janë të përbërë nga uji dhe karbohidratet, prej të cilave më shumë ka sheqerna, të tilla si glukoza dhe fruktoza. Këto perime janë burim i mirë edhe i fibrave.

Ato përmbajnë sasi të bollshme të vitaminës C. Një spec mund të sigurojë 169 për qind të nevojës ditore të organizmit, vitaminë C, shkruan HealthLine

Përveç vitaminës C, specat përmbajnë vitaminë K1, vitaminë E, Vitaminë A, folate dhe kalium.

Specat përmbajnë edhe shumë vlera të tjera ushqyese si polifenolet capsanthin, violaxanthin, lutein dhe luteolin, të cilat janë të mira për shëndetin, duke ndihmuar kundër sëmundjeve të ndryshme kornike, përmirësim të shikimit dhe parandalim të anemisë.

Specat vijnë në disa lloje të ngjyrave si e gjelbër e portokalltë dhe e kuqe. Ka speca djegës dhe jo djegës, e të dyja llojet e specave të kuq mund të përdoren për t’i bluar e për t’i bërë piper.

Youtube

Arkiva

Kategoritë