Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Përfitimet nga ushqyerja e shëndetshme

Ndërrimi i mënyrës së të ushqyerit, kërkon përkushtim e vullnet të madh. Ushqimi i shëndetshëm, është një shprehi prej të cilit ka përfitime fizike, mentale dhe emocionale.
Nëse ende nuk keni vendosur që të filloni të ushqeheni shëndetshëm, ne do ua rendisim disa arsye që të filloni një orë e më parë:

Kontrolloni peshën – përmes ushqimit të shëndetshëm, ju do i largoni dietat përgjithmonë nga menyja juaj. Sipas Mayo Clinic, ushqimi i shëndetshëm dhe ushtrimet fizike, janë esenciale për të mënjanuar shumë sëmundje, për të përmirësuar sistemin imunitar dhe për të rritur energjinë. Të ushqehesh shëndetshëm dhe të mos konsumosh ushqime të procesuara, mund të iu ndihmojë që të jeni në një peshë ideale, pa i numëruar kaloritë.


Redukton mundësinë e prekjes nga kanceri – ushqimet e pashëndetshme mund të ia shtojnë mundësinë e prekjes nga shumë lloje të kanerit. Kurse ushqimet, sikur frutat e perimet, mund të iu ndihmojnë ta luftoni këto sëmundje. Një studim i kryer në vitin 2014, gjeti që një meny e pasur me fruta, redukton mundësinë e prekjes nga kancerit. Përbërësit që gjendjet në fruta, perime dhe ushqime të tjera të shëndetshme, veprojnë si antioksidantë, që t’i mbrojnë qelizat që mund të dëmtohen nga kanceri.


Parandalon sëmundjet e zemrës – Sipas Heart and Stroke Foundation of Canada, më shumë se 80 përqind e sulmeve të zemrës, mund të parandalohen nëse ndryshohet mënyra e jetesës. Ka të dhëna që ushqimet që janë të pasura me Vitaminë E, mund të parandalojnë mpiksjen e gjakut, që shkakton sulm në zemër. Ushqimet që janë të pasura me Vitaminë E janë: bajamet, farat e lulediellit dhe perimet e gjelbëra.

Ushqime të shëndetshme tek ne, mund të gjeni vetëm tek një vend – Green and Protein.
Green and Protein është i pozicionuar në zemër të Pristhinës, ku ju mund të merrni ushqimin me vete ose të uleni brenda dhe ka në fokus kryesor ushqimet vendore, të pa gatuara, të freskëta dhe të shëndetshme.
Qëndroni të shëndetshëm dhe parandaloni sëmundjet me Green and Protein. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë