Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Përfitimet nga humbja e kileve të tepërta

Nëse pas të njëzetave keni shtuar më shumë se 10kg, rënia në peshë mund t’ju duket diçka e pamundur. Kur pesha e tepërt nuk ju bën të ndiheni mirë, mund të keni tendencën të vraponi drejt mënyrave drastike të humbjes në peshë. Por lajmi i mirë është se edhe një humbje rreth 5% e peshës tuaj aktuale ka shumë gjasa të sjellë përfitime shëndetsore, duke përfshirë përmirësim të presionit të gjakut, kolesterolit në gjak, sheqerit në gjak, lëvizshmërisë fizike dhe cilësisë së jetës.

Për të humbur kilet e tepërta në mënyrë të sigurt provoni këto këshilla:

  • Ngadalë dhe me hapa të sigurtë. Personat që humbasin peshë ngadalë kanë më shumë gjasa të mos i rimarrin ato me kalimin e kohës. Kjo i lejon trupit të mësohet me ndryshimet dhe ulur edhe mundësinë e nepsit që vjen si pasoj e rënies së shpejtë në peshë.
  • Monitoroni vazhdimisht veten: Kjo përfshin vendosjen e disa qëllimeve afat-shkurtra apo përdorimit të aplikacioneve të ndryshme të cilat mund t’ju ndihmojnë të mos humbisni motivimin e të krijoni zakone të shëndetshme të të sjellurit me ushqimin.
  • Krijoni një sistem mbështetjeje: Studimet tregojnë se kontakti i vazhdueshëm me persona që ju mbështesin (qofshin miqtë, dietologu, mjeku, kolegë etj.) ju inkurajon në humbjen e kileve të tepërta.
  • Zhvilloni zakone të shëndetshme të të ngrënit: Reduktimi i kalorive është një nga mënyrat më të mira të mbajtjes së peshës nën kontroll. Nga ana tjetër, kjo duhet të shoqërohet me një regjim ushqimor të qëndrueshëm e të shëndetshëm, si dieta Mesdhetare.
  • Qëndroni aktiv: Aktiviteti fizik është një ndër komponentët më të rëndësishëm në mbajtjen e një peshe të shëndetshme dhe në parandalimin e shtimit në peshë. Nga ana tjetër, luan një rol të patjetërsueshëm tek mirëqënia dhe shëndeti juaj mendor. Disa persona kanë nevoj për më shumë aktivitet fizik se të tjerë për të parë përfitimet e dëshiruara.
  • Kthejeni kujdesin ndaj vetes në prioritet: Në një shoqëri që jeton gjithnjë në nxitim, kujdesi ndaj trupit mund të mos jetë fare në mëndjen tuaj. Duke i dedikuar kohë kujdesit ndaj vetes, në aspektin emocional, shpirtëror e fizik, mund të ndihmoni në promovimin e mbajtjes së një peshe të shëndetshme.

Kujdesi ndaj vetes mund të ndihmoj në përmirësimin e humorit dhe nivelit të energjisë e motivimit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë