Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Përfitimet nga dieta vegjetariane

Është vërtetuar nga shkencëtarët në studime të shumta, që konsumi i mishit, sidomos atij të procesuar, lidhet me shumë sëmundje.

Prandaj, është mirë që të minimizohet ose edhe të eleminohet mishi nga menyja juaj.

Ka njerëz të tillë, që mishin e largojnë jo vetëm për hir të shëndetit. Ka shumë arsye që një person abstenon nga mishi dhe të bëhet vegjetarian. Shumë persona zgjedhin të bëhen vegjetarian, për hir të dashurisë që kanë për kafshët dhe ambientit.

Një dietë vegjetariane redukton rrezikun për tu prekur nga sëmundjet e zemrës, mbipesha, hipertensioni, tipi 2 i diabetit si dhe kanceri.

Rreth pesë përqind e amerikanëve besohet që janë vegjetarianë. Një pjatë vegjetariane mund të përmbajë shumë gjëra të shëndetshme dhe të shijshme.

Por a e dinit që ka lloje të ndryshme të vegjetarianëve?

Lakto-Ovo-Vegjetarianët, abstenojnë nga mishi i të gjithë kafshëve, përfshirë edhe mishin e peshkut

Peshkatarianët, hanë mish peshku por jo mish të kafshëve

Lakto-Vegjetarianët, konsumojnë produkte të qumështit por jo vezë

Ovo-Vegjetarianët, konsumojnë vezë por jo produkte të qumështit

Veganët, abstenojnë edhe nga mishi i kafshëve dhe nënprodukteve që vijnë nga kafshët, përfshirë këtu edhe mjaltë.

Produktet me të cilat ushqehen vegjetarianët janë produkte që nuk u bëjnë dëm ambientit, e për këtë arsye ka të tillë persona që vendosin të bëhen vegjetarian për arsye ideologjike e etike.

Në Prishtinë, të gjithë ata që janë vegjetarianë por edhe që duan të hanë një vakt të shijshëm, atë mund ta bëjnë tek ‘Green and Protein’. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë