Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Përbërësi sekret i qofteve të grira me cilësi të lartë

Pureja e patateve është një pjatë ideale me qofte që të gjithëve u pëlqen ta hanë

Përbërësit:

– 500 g mish të bluar;
– 1 qepë;
– 2 thelpinj hudhre;
– pak tul buke;
– 1 vezë;
– pak spec të kuq të bluar jo djegës;
– piper të bluar;
– pak thërrmija buke.

Përgatitja:

Bukën zhyteni në qumësht dhe lëreni pak të qëndrojë, pastaj kullojeni dhe vendoseni në mish, shtoni qepën e grirë imët, vezët, specin, piperin, thërrmijat e bukës dhe bashkoni mirë.

Duart lyeni me pak vaj dhe bëni toptha, shtypni pak me duar dhe radhisni në tepsi të cilën më parë e keni mbështjellë me letër për pjekje.

Lyeni pak me vaj dhe piqni në 200 gradë Celsius rreth 45 minuta.

Ju bëfshin mirë! 

Youtube

Arkiva

Kategoritë