Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Për simptomat dhe mjekimin e gripit sezonal – tregon, Izet Sadiku

Izet Sadiku, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës përmes një postimi në rrjetin e tij social në facebook ka bërë të ditur për simptomat dhe mjekimin e gripi sezonal.

Ai ka theksuar se gjatë ditëve të para të vitit ka pasur një fluks të madh të pacientëve në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor, si pasoj e gripozave të sezonit dimëror.

Tutje ai ka treguar për gripin sezonal dhe detajet mbi mjekimin e tij.

Gripi është një sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga virusi i familjes orthomyxoviridae. Është një sëmundje sezonale dhe shkakton dëmtim në organet e frymarrjes. Më së shumti ka ndikim tek fëmijët dhe të moshuarit.

Gripi zakonisht ka fillim tё shpejt me;

  • temperaturë e lartë,
  • kollë,
  • dhimbje fyti,

Gjithashtu gripi mund të shoqërohet edhe me shenja të tjera si; lodhje fizike, dhimbje koke, të përziera, diarre, të vjella, dhimbje barku, rrjedhje të hundëve dhe/ose dhimbje muskujsh.

Mjekimi

Mjekimi kryesor i Gripit ёshtё mjekimi simptomatik:

  • qёndrimin nё shtrat
  • marrjen sa mё tё madhe tё lёngjeve dhe pemëve,
  • marrjen e barnave kundёr temperaturёs sё lartё (antipiretik),
  • kundёr dhembjeve (analgjetik),
  • kundёr kollës
  • Vitamina

Komplikimet e gripit

Infeksioni me virusin e gripit shoqërohet me keqësimin e gjendjes klinike te pacientët të cilët kanë një sëmundje paraprake kronike, siç janë pamjaftueshmëria e zemrës, diabeti, sëmundjet koronare të zemrës, astma dhe sëmundjet kronike obstruktive të mushkërive.

Në kryeqytet janë dhënë mbi 10.000 doza të vaksinës kundër gripit! Nese keni shenja të komplikimeve të gripit lajmërohuni te mjeku!

Youtube

Arkiva

Kategoritë