Ndonjëherë, ju mund ta fajësoni veten për mënyrën se si jetoni. Kjo ndodh sidomos, kur shikoni miqtë në rrjete sociale duke jetuar ‘jetën perfekte’ dhe mund të filloni ta shikoni me dëshpërim jetën tuaj dhe zgjedhjet që i keni marr në jetë.
Koha është që të ndiheni mirë me veten dhe gjërat që i keni bërë në jetë, prandaj ne do ua listojmë disa gjëra për të cilat nuk duhet të ndiheni i/e turpëruar.
Zgjedhjet në karrierë
Sa më pak që një person paguhet për punën që bën, aq më shumë ka tendencë ta fajësojë veten për zgjedhjet që i ka bërë për karrierë. Ideja është që edhe nëse pak ndiheni krenar për punën që bëni, mos e fajësoni veten.
Kur keni nevojë të qëndroni vetëm
Shpesh mund të ndiheni në faj, pse keni dëshirë të qëndroni vetëm. Por e vërteta qëndron që secili ka nevojë për kohë me vetveten.
Për miqtë dhe partnerin që zgjedh
Ju mund të keni miq dhe partner në jetë që të tjerët ua gjykojnë. Por nëse ju ndiheni mirë në praninë e tyre, atëherë nuk keni pse ndiheni me faj.
Nëpër çfarë ke kaluar
Nëse jeni i/e turpëruar për gjërat që keni kaluar në të kaluarën, ka shumë mundësi që ju nuk mund t’i vlerësoni gjërat që i keni tash apo që do t’i keni në të ardhmen. Vlerësoje të kaluarën pasi vetëm kështu mund ta doni veten.
Që je ndryshe
Mos u ndjeni asnjëherë keq pse ju nuk jeni si shumica. Në vend që të keni keqardhje për veten, filloni e vlerësoni se sa unik jeni./Familja Jone