Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Për herë të parë pritet të fillojë trajtimi i Edemes edhe në QKUK

Të dielën e kaluar, në emisionin “Familjajonë” ishte e ftuar Valmira Bajrami, fizioterapeute, me të cilën u diskutua rreth edemës te gratë dhe trajtimeve të saj. Edema është termi mjekësor për ënjtjen e shkaktuar nga akumulimi i lëngjeve në indet e trupit. Kjo gjendje ndodh më shpesh në këmbët, kyçet dhe këmbët, por mund të prekë edhe pjesë të tjera të trupit, si fytyra, duart dhe barku.

Gjatë bisedës, Bajrami bëri të ditur se trajtimi i edemës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka munguar deri më tani, mirëpo ajo theksoi që së shpejti një trajtim i tillë do të bëhet i disponueshëm për herë të parë edhe në QKUK për të gjithë pacientët që kanë nevojë.

Për fat tonin të mirë, edhe pse kemi qenë të angazhuar me shiku jashtë nëpër Gjermani për të fituar këtë trajnim që ka të bëjë me trajtimin e edemës, edhe në QKUK, për fat një shkollë e Kosovës për herë të parë ka sjellë një instruktor grek dhe gjerman me të cilin do të mbajmë trajnim. Ky trajnim do të ndahet në katër nivele me nga pesë ditë dhe besoj që deri në fund të vjeshtës, nga nëntori ose dhjetori, do t’i përfundojmë pjesët e trajnimit dhe do të certifikohemi ndërkombëtarisht për trajtim të edemës. Kjo do të thotë që do të jemi 10 fizioterapeutët e parë që do të kemi këtë certifikatë. Për këtë pjesë falënderohem menaxhmentit të QKUK-së, e cila ka mbështetur financiarisht për të përfunduar këtë trajnim. Me dëshirë dhe vullnet, ne do të ofrojmë këtë shërbim edhe për gratë që realisht u ka munguar edhe në pjesën e shërbimit privat.”, njoftoi ajo.

Youtube

Arkiva

Kategoritë