Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Për herë të parë në Spitalin e Prizrenit pacientit i vendoset pacemaker dhe stentimi

Dje, për herë të parë në Laboratorin e katererizimit në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, një ekip i përbashkët i kardiologëve invazivë nga QKUK dhe kardiologëve të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit realizuan me sukses një rast kompleks të vendosjes së pacemekerit dhe stentimit.

Një pacient u dërgua në Emergjencën e spitalit me bllok total atrioventrikular dhe hemodinamikisht jo stabil.

Pacienti menjëherë u vendos ne Laboratorin e kateterizimit, ku thirret edhe ekipa e anestezionit.

Pacientit iu vendoset pacemakeri dhe në të njëjtën kohë realizohet edhe koronarografia dhe bëhet stentimi.

Sipas Dr. Fazli Berisha, shef i Kardiologjisë invazive, Intervenimi, i pari i këtij lloji, është kryer me sukses dhe pa komplikime.

Pacienti është duke u trajtuar në Laboratorin e kateterizimit dhe gjendja e përgjithshme është stabile.

Youtube

Arkiva

Kategoritë