Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK, për herë të parë është kryer operacioni i largimi i tumorit të hipofizës (gjëndra hormonale në tru), nëpërmjet rrugës nazale me qasje transfenoidale.
Ekipi profesional i neurokirurgëve në krye me Prof. Mentrol Petrela, i shoqëruar edhe nga neurokirurgët nga Kosova përfunduan me sukses operacionin.
ShSKUK njoftoi se operimi ka përfunduar me sukses dhe pacientja është në gjendje stabile shëndetësore.
“Ky sukses është arritur falë bashkëpunimit institucional ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, e cili do të zgjerohet edhe më tutje”, njoftoi më tutje ShSKUK.