Janë të pasura me vitamina C, A dhe E dhe dietologët i rekomandojnë në sasi të pakufizuar sepse pastrojnë trupin nga toksinat dhe nuk irritojnë stomakun, transmeton Telegrafi.
Qershitë janë një burim i shkëlqyer i kaliumit, hekurit, zinkut, bakrit dhe manganit, por pak e dinë se kërcelli është gjithashtu i shkëlqyeshëm për shëndetin.
Për çfarë janë të mira bishtat e qershisë?
▪ Nëse bëni çaj nga bishtat e qershisë, këto janë të gjitha efektet pozitive që mund të ndieni: Kjo pije ndikon në punën e veshkave dhe traktit urinar.
▪ Besohet gjithashtu se mund të ndihmojë në heqjen e gurëve në veshka. Dhe përveçse forcon të gjithë trupin dhe rikthen energjinë, ky çaj është i mirë edhe për personat që vuajnë nga reumatizma.
Përgatitet shumë lehtë. Gjithçka që duhet të bëni është të bëni sa më poshtë:
Thajini mirë bishtat në diell dhe më pas zieni një grusht bishta në një litër ujë. Hiqini nga zjarri dhe i mbulojeni me një tabaka. Lërini të qëndrojnë për rreth një orë dhe më pas kullojini.
Tani pija është gati për t’u konsumuar dhe nëse dëshironi mund ta ëmbëlsoni me mjaltë. Pija pihet 3-4 herë në ditë.