Një recetë e mrekullueshme dhe e lehtë që do t’ju kënaqë nepsin.
Kjo do të jetë një mënyrë perfekte për të shijuar patatet e furrës por pak më ndryshe.
Të përgatitura sipas recetës së AgroWeb.org, patatet do t’ju shkrihen në gojë që në kafshatën e parë.
Salca e kosit e përzierë me djathin e bardhë krijon pikërisht atë që duhet për t’i shoqëruar patatet e pjekura.
Provojeni kombinimin që ju sugjerojmë dhe përgatiteni duke ndjekur këshillat tona.
Përbërësit
- 5 patate mesatare
- 150-200g djathë i bardhë
- 4 lugë gjelle me salcë kosi
- 1 qepë e vogël
- 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë
- Piper i zi
- Piper i kuq
Përgatitja
AgroWeb.org ju këshillon që si fillim të lani me ujë të bollshëm patatet.
Vendosini në një tenxhere dhe mbusheni atë me ujë që të ziejnë.
Kini kujdes pasi patatet nuk duhet të ziejnë plotësisht.
Për t’i qëruar sa më shpejt, AgroWeb.org ju tregon një metodë shumë të lehtë.
Pritini rreth e rrotull me një thikë, aq sa të keni prerë lëkurën.
Futini në një tas me ujë të ftohtë e lërini për disa minuta aty.
Më pas mjafton që të tërhiqni lëkurën nga sy skajet e patates, dhe do t’i keni qëruar në shumë pak minuta.
Për këtë hap të radhës, AgroWeb.org ju sugjeron që të përdorni në rende.
Grini të gjitha patatet dhe spërkatini me kripë dhe piper.
Bashkojini në një tas me djathin, qepën e grirë imët, vajin dhe salcën e kosit.
Por tregoni kujdes pasi nuk duhet që patatet të shtypen, dhe masa të ngjasojë me purenë.
Kalojeni të gjithë masën tek një tavë balte, ose nëse nuk keni përdorni një tavë qelqi.
Këshillohet që tavën ta lyeni mirë me vaj, kështu patatet nuk do të ngjiten.
Piqeni për 30 minuta në 180 gradë, ose derisa sipërfaqja të ketë marrë një ngjyrë të lehtë të artë.