Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pastë natyralepër dhëmbë të bardhë

Përgatitja e kësaj paste zbardhuese me bazë menten, është shumë e thjeshtë. Ju duhen vetëm tre përbërës të cilët mudn t’i keni në shtëpi. Kjo pastë është jo-toksike dhe shumë e sigurt në efektin e zbardhjes së dhëmbëve.

Ju duhen vetëm:
-Gjysmë gote vaj kokosi në temperaturën e dhomës (jo i shkrirë)
-4 lugë gjelle sodë buke
-15 pika vaj esencial menteje

Shtoni vajin e kokosit në një tas. Ai duhet të jetë në temperaturën e ambientit dhe jo shumë i ngurtë pasi do të jetë e vështirë të përziehet me përbërësit e tjerë. Kurse nëse është i shkrirë, mund të mos ngurtësohet për të krijuar një pastë.
Shtoni 4 lugë gjelle sodë buke.
Shtoni 15 pika vaj esencial menteje.
Ruajeni pastën në një vazo me mbyllje hermetike.

Përdorimi:
Përdorni një gjysmë lugë çaji nga pasta për pastrimin e dhëmbëve. Përdoreni dy herë në ditë dhe fërkojini dhëmbët për të paktën 2 minuta. Kjo pastë jo vetëm ndihmon në zbardhimin dhe shkëlqimin e smaltit, por ndihmon edhe parandalimin e kavitetit dhe gurëzave nëse përdoret dy herë në ditë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë