Sallata e spinaqit me pasta është një kombinim përfekt i një pjata të drekës apo darkës.
Kjo pjatë është përplotë e mbushur me vitamina ushqyese.
Sallata klasike e makaronave, apo edhe pasta sallata greke, nuk po mbesin sygjerimet e vetme t’kategorisë (sallatë + makarona), meqë ne po ua bashkojmë edhe simotrën; pasta-sallatën me spinaq.
Dy hapa super të thjeshtë e pak përbërës janë të mjaftueshme për të kompletuar një pjatë plotë me shije.
Përbërësit:
- 1 qepë e kuqe (e prerë n’fije)
- 1/2 paketim makarona t’ziera
- 200 gr spinaq i njomë
- 1 thelb hudhër (e imtësuar)
- 150 gr domate t’thata (t’prera)
- 3 lugë gjelle vaj ullini
- 3 lugë gjelle uthull vere t’kuqe
- 80 gr djathë feta (i grirë)
- Kripë dhe biber i zi (Opsionale)
- 100 gr kërpudha t’konservume ose 100 gr artiqokë t’konservume (t’prera n’copa)
Metoda e përgatitjes:
Marrim një enë të thellë, shtojmë vajin, verë, kripën e biberin si dhe thelbin e hudhrës.
Përzije masën e shto makaronat e ziera e të kulluara mirë. Përziji mirë ato.
Pastaj shtojmë domatet e thata, qepë, spinaqin dhe kërpudhat apo artiqokën e prerë. Shtojmë edhe djathin feta e përzije sallatën mirë dhe servo.
Servoje pasta sallatën me spinaq pjatë kryesore apo edhe si paragjellë apo pjatë shoqnuese në çfarëdo mbledhie, veçanarisht kur organizon ditëlindjet, festat e ahengjet familjare.
Poashtu, meqë është sallatë e ftohtë, mundesh me përgatitë ma shumë e pastaj me e rujtë pjesën e mbetun në frigorifer.