Shkrim nga: Nosh Gjolaj
Pashkët nuk janë asgjë tjetër përveç kalimi i mistershëm i Jezu Krishtit nga jeta tokësore nëpër mes vdekjes në jetën e pasosur. Kjo festë krishtere rrjedh nga festa hebraike “pasha” (“peseh”), përkujtimi i madhështor i kalimit etërve të tyre nga skllavëria e Egjiptit, nëpër Detin e kuq, në liri kah toka e premtuar. Ndodhia e Besëlidhjes së vjetër është përfytyrimi i çlirimit i njeriut nga skllavëria e mëkatit, vdekjes, varrit, shkatërrimit të përjetshëm. Nuk mbet fjala e fundit e varrit as rrasës së varrit por jetës nëpërmes Jezu Krishtit.
Hebrenjtë duke kremtuar Pashkët e presin edhe çlirimin përfundimtar që Hyji do ta realizojë nëpërmes Mesisë (Shpëtimtarit). Me tjera fjalë Pashkët hebraike e kanë domethënien e trefishtë: kujtimin e çlirimit nga skllavëria e Egjiptit, së dytit përkujton se Hyji është në veprim në popullin e vetë dhe së tretit, zgjohet shpresa se do të vijë çlirimi përfundimtar nëpër mjet Mesisë (Shpetimtarit). Kurse natën e Pashkëve e kremtofshin në shenjë të pritjes: një ulëse ishte e zbrazët; që e pretë Mesinë, dhe dyert e hapura që mos të kalojnë. Po ashtu edhe Jezusi e ka kremtuar për çdo vit, veçanti para mundimeve ishte e fundja.
Shpëtimtari i pritur rri në ulësen për ta realizuar premtimin e Zotit dhe shenja të bëhet realitet. Në tryezën e tij ishin të gjitha elementet e darkës hebraike: qengji, barishtat e hidhte, vezët, haroshet , gota e besëlidhjes dhe bukët e pabrume, kurse neve na i lënë dy shenjat e fundit: bukën, që është Korpi i tij, që flijohet për neve si fli, dhe kelkun (kupa) me verë, kelku i gjakut të tij, i besëlidhjes së re dhe të amshuar. Që do të derdhet për të gjithë njerëzit në shpërblim të mëkateve. Kjo në të ardhmen do të bëhen darka e Pashkëve të Izraelit të ri “prej gjitha gjuhëve, njerëz dhe popujve”. Dhe urdhëron që bëhet në përkujtimin e tij.
Në prag të festes së Pashkëve hebrenjtë sjellin qengjin në tempull për ta flijuar dhe për të kremtuar kremten e Pashkëve, në mënyrë figurative Jezusi është “Qengji i Zotit” që flijohet në Malin e Kalvarit, për t’ia hapur Izraelit të ri rrugën nëpër mes detit vdekjes duke kaluar në lirinë e plotë në jetën e pasosur. Kurse ne jemi të ftuar të shkojmë pas tij.
Duke Kremtuar Eukaristisë, Pashkët e reja edhe ne sot e kësaj dite shprehim realitetin e trefishtë: kujtimin se Jezusi vdiq dhe u ngjall për neve, edhe sot e kësaj ditët ai është i gjallë në mesin tonë, si dhe e presim ardhjen e tij si Çlirimtarë i të gjithë njerëzimit.
“Kumtojmë vdekjen tënde, o Zot, shpallim ngjalljen tënde dhe presim ardhjen tënde me lumturi”.Në shekullin e II-të fillon të kremtohet në mënyrë solemne vjetori i Pashkëve të Krishtit, diela e parë e pranverës me hënë plotë për Kishën e Romës. Fshehtësitë e Pashkëve i kremtojmë me “Treditëshin i shenjtë i Pashkëve”, kurse kulmi është nata e Pashkëve, ku populli i Zotit dhe besimtarët e kremtojnë të zgjuar fitoren e Krishtit, për të pasur pjesë edhe ne në Jetën e Krishtit.
Ungjilltarët i kanë kuptuar mirë qëllimet e Jezusit dhe i nxjerrin në dritë me ngjyra të ndryshme.
Sinoptikët përshkruajnë Darkën e Fundit të Jezusit (edhe në qoftë se ka qenë kryer në vigjiljen e Pashkës) si një ngrënie pashkore: Darka e Fundit merret brenda mureve të Jerusalemit; ajo shoqërohet me një liturgji që përmban mes të tjerash, recitimin e Halelit (Mk 14,26 par).
Por kjo është sofra e një Pashke të re: mbi bekimet rituale, të caktuara në bukë e në verë, Jezusi sharton themelimin e eukaristisë; duke dhënë trupin e tij për të ngrënë e për të pirë gjakun e tij të derdhur, ai përshkruan vdekjen e vet si flinë e Pashkës, ku ai është Qengji i Ri (Mt 14,22-24 par). Gjoni parapëlqen ta nënvizojë këtë fakt, duke futur në ungjillin e vet disa aludime për Jezusin-Qengj (Gjn 1,29.36) e duke bërë që të përputhet, në pasditen e 14 nisanit, flijimi i qengjit (Gjn 18,28;19,14.31.42) me vdekjen në kryq të viktimës së vërtetë të Pashkës (Gjn 19,36).
I kryqëzuar në prag të një të shtune (Mk 15,42 par; Gjn 19,31) Jezusi ngjallet të nesërmen e kësaj së shtunë: dita e parë e javës (Mk 16,2 par). Në këtë ditë të parë gjithashtu, Apostujt e gjejnë përsëri Zotërinë e tyre të ngjallur: ai u shfaqet atyre gjatë një ngrënieje që përsërit Darkën e fundit (Lk 24,30.42 v; Mk 16,14; Gjn 20,19-26; 21,1-14; Vap 1,4).
Bashkësitë e krishtera do të mblidhen, pra, ditën e parë të javës për thyerjen e bukës (Vap 20,7; 1 Kor 16,2). Kjo ditë do të marrë së shpejti një emër të ri: Dita e Zotit, “Dies Domini”, e diela (Zb 1,10). Ajo u kujton të krishterëve ngjalljen e Krishtit, i bashkon me të në eukaristi, i kthen drejt pritjes së paruzisë së tij (1 Kor 11,26).
Përveç Pashkës të së dielës, për të krishterët ka edhe një kremtim vjetor që i jep Pashkës izraelite një përmbajtje tjetër: hebrenjtë kremtonin çlirimin e tyre nga zgjedha e huaj dhe pritnin një mesi çlirimtar kombëtar; të krishterët e festojnë çlirimin e tyre nga mëkati e nga vdekja, bashkohen me Krishtin e kryqëzuar e të ngjallur për të ndarë me të jetën e pasosur dhe e sjellin shpresën e tyre kah paruzia e tij e lavdishme.
Po ashtu për të krishterët, misteri i Pashkës do të përfundojë me vdekjen, ngjalljen e takimin me Zotin. Pashka tokësore përgatit për ata këtë “kalim” të fundit, këtë Pashkë të botës së përtejme. Në të vërtetë fjala Pashkë nuk tregon vetëm misterin e vdekjes dhe të ngjalljes së Krishtit, as ritin e eukaristisë javor apo vjetor, por ajo tregon edhe një banket qiellor, drejt të cilit ecim të gjithë. Zbulesa na i ngre sytë drejt Qengjit që mbart ende damkat e kryqëzimit të tij, por i gjallë e në këmbë; i veshur me lavdi ai i tërheq pranë vetes martirët e tij (Zb 5,6-12; 12,11). Sipas fjalëve të tij, Jezusi e ka kryer plotësisht Pashkën me anë të blatimit eukaristik të vdekjes së tij, me ngjalljen e tij, me sakramentin e përjetshëm të flijimit të tij e më në fund me paruzinë e tij (Lk 22,16), që duhet të na bashkojë për harenë e banketit përfundimtar, në mbretërinë e Atit të vet (Mt 26,29).
Prandaj festa e ngjalljes së Krishtit bëhet shumë shpejt momenti i privilegjuar i pagëzimit, ringjallje e të krishterëve, në të cilën jeton përsëri misteri i Pashkës.