Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Pas variantit Delta, Europa preket nga varianti i ri kolumbian Kappa e shkakton 7 viktima

htatë banorë të vaksinuar plotësisht të një shtëpie pleqsh në Belgjikë kanë vdekur pasi u infektuan nga një mutacion Covid-19 i zbuluar për herë të parë në Kolumbi, tha të Premten ekipi i virologjisë në vend.

Ata të gjithë ishin infektuar me mutacionin B.1.621, të cilin Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve e kishte listuar si pjesë e variantit Kappa .

Ndryshe nga vendet e tjera në Europë, në Belgjikë, varianti Kappa është më i përhapur.

Shtatë personat që vdiqën në shtëpinë e pleqve në qytetin belg të Zaventem, pranë Brukselit, ishin të gjithë mbi 80 vjeç dhe disa prej tyre kishin sëmundje bashkëshoqëruese, tha Marc Van Ranst, një virolog në Universitetin e Leuven.

Pavarësisht nga sëmundjet, Van Ranst tha se vdekjet e tyre ishin “shqetësuese” pasi të gjithë ishin të vaksinuar plotësisht.

Youtube

Arkiva

Kategoritë