Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, është operuar në Turqi pasi u diagnostikua me një sëmundje të re.
Operacioni i saj ka shkuar me sukses. Pas operacionit gjendja e deputetës është stabile.
Deputetja dhe aktorja Matoshi ditë më parë, përmës një njoftimi në Facebook bëri të ditur se po përballet sërish me një sëmundje, për të cilën nuk ka dhënë detaje.