Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pas ngjitjes në majën Annapurna, Uta Ibrahimi synon Dhuanagirin – Për këtë i duhen më shumë fonde

Alpinisja e njohur kosovare, që po vazhdon me sukseset e saj në ngjitjen nëpër majat më të larta të botës, Uta Ibrahimi, ka paralajmëruar se synimi tjetër i saj është ngjitja në një majë tjetër të lartë, majën Dhuanagiri.

Pas kryerjes me sukses së ekspeditës në Annapurna, Ibrahimi nuk e ka ndërmend të ndalet. Ngjitja në Dhuanagiri (maja e shtatë më e lartë në botë) ka për qëllim t’i promovojë gratë në Himalaya me moton “Women Who dare” (Vajzat që guxojnë)

Për arritur pjesëmarrjen në këtë ekspeditë, Ibrahimi bën të ditur se ka nevojë për më shumë fonde, andaj Federata Bjeshkëtare Alpiniste e Kosovës, Xhimi Begeja dhe njerëz që janë të interesuar të ndihmojnë, janë bashkuar për një qëllim të vetëm: mbledhjen e fondeve të nevojshme për realizimin e këtij objektivi të rëndësishëm.

Ibrahimi, përmes një shkrimi në Facebook, bën thirrje që, kushdo që është i/e interesuar të ndihmojë, detajet i gjen në foton e ngarkuar në këtë tekst.

Postimi i plotë i saj:

Shok e shoqe,

Ngjitja në Annapurna ka qenë historike … për faktin se për herë të parë një vajzë nga Ballkani e nga Kosova e vogël e e mirë, u ngjit në këtë maje … e gjithashtu, për herë të parë vajzat me një numër kaq të madh, së bashku e ngjtem këtë maje. (14 vajza në total)

Menjiher, pas kësaj ngjitje, jam ftuar me marr pjesë ne Majen Dhaulagiri 8167, maja e 7-të më e nalta në botë me një projekt shumë interesat të vajzave nga e gjithë bota, me emrin ‘Ëoman ëho Dare’ ‘ Vajzat që guxojnë’ dhe ideja është që përveq ngjtjes në këtë maje, të punojmë bashk në promovimin e gruas në Himalaya dhe ndihmës së grave në Himalaya.

Ekspedita fillon për disa ditë. Për me mujt me vazhdu këtë ekspeditë, më duhen edhe shumë fonde … për të cilën jemi bashkuar me

Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës – FBAK dhe Xhimi Begeja , e gjithashtu shumë njerëz të tjerë të vullnetit të mirë që në mënyra individuale po vazhdojnë me dhan donacione.

Nëse edhe ju keni mundësi dhe dëshirë me e përkrah vazhdimin e kësaj ekspedite, më poshtë i keni detajet:

Youtube

Arkiva

Kategoritë